Piloti italian Kimi Antonelli 20 vjeç është bërë kampioni më i ri botëror në historinë e Formula 1. Në moshën 20 vjeç, 2 muaj e 7 ditë, italiani është shpallur kampioni më i ri botëror në historinë e F1 në garën e Meksikës, duke kaluar rekordin e Sebastian Vettel, i cili e kishte fituar titullin e parë në moshën 23 vjeç e 134 ditë.
Por ky është vetëm njëri prej shumë rekordeve të vendosura nga piloti i ri. Në vitin 2026, Antonelli u bë gjithashtu fituesi i dytë më i ri i një gare të Formula 1, pas Max Verstappen, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Kinës, në moshën rreth 19 vjeç e 6 muaj.
Në të njëjtën periudhë, ai u bë edhe piloti më i ri që siguroi pole position, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Vettel. Antonelli po shndërrohet në një prej emrave më të rëndësishëm të brezit të ri të Formula 1, shkruan Marca.



