“Inteligjenca artificiale është tashmë jashtë kontrollit” – Fizikanti i MIT

spot_img
Advertisements

Ajo që deri para pak kohësh dukej një skenar i largët, sot është para syve tanë. “Inteligjenca artificiale është tashmë jashtë kontrollit.” Ky është qëndrimi i Max Tegmark, fizikan i Institutit të Teknologjisë së Massachusetts-it (MIT) dhe themelues i Future of Life Institute, i cili në një intervistë për Corriere della Sera ngre një alarm të ri mbi zhvillimin e pakontrolluar të AI-së. “Tani të flasësh për humbjen e kontrollit të AI-së është një diskutim për diçka që ka ndodhur tashmë,” thotë Tegmark, sipas të cilit kompanitë kryesore të sektorit janë tashmë të përfshira në një garë teknologjike nga e cila duket e pamundur të tërhiqen.

Sipas Tegmark, protagonistët kryesorë të industrisë teknologjike janë të ndërgjegjshëm për rreziqet e lidhura me AI-në, por “nuk i besojnë njëri-tjetrit”. Elon Musk, Sam Altman, Dario Amodei dhe Demis Hassabis, theksoi fizikani, duken të gjithë të bindur se zhvillimi i këtyre teknologjive mund të sjellë pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme, aq sa nuk i besojnë asnjërit prej konkurrentëve të tyre.

spot_img

Latest articles

Related articles