Zbardhen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë

spot_img
Advertisements

Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minutash mbledhja e socialistëve, e zhvilluar në Kryeministri.

Raportohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale.

Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve politikë që të zhvillojnë takime në bazë, për të shpjeguar masat dhe parashikimet që përmbajnë projektbuxheti dhe paketa fiskale.

Po ashtu, ai ka udhëzuar përfaqësuesit e qeverisë dhe të Partisë Socialiste që të komunikojnë me strukturat dhe qytetarët në qarqe, duke bërë të njohura detajet e dokumenteve financiare për vitin e ardhshëm.

Mbledhja e kampit socialist vjen në një moment kur Tirana vijon të jetë e përfshirë nga protestat studentore, të cilat sot kanë hyrë në ditën e 18-të.

spot_img

Latest articles

Related articles