Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë vendimin për të liruar nga detyra dy nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe për të emëruar Etleva Bishën në postin e nënkryetares së re të institucionit.
Etleva Bisha merr këtë detyrë me një profil të njohur politik dhe profesional. Ajo është ndër themelueset e FRESH-it me angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ndërsa ka pasur një rol aktiv në reformimin e shërbimeve sociale gjatë kohës kur Ministria e Mirëqenies Sociale drejtohej nga Veliaj.
Gjatë viteve të fundit, Bisha ka punuar si eksperte e pushtetit vendor në bashkëpunim me disa nga organizatat kryesore ndërkombëtare në vend



