Lëvizte me armë e antiplumb, në pranga!

spot_img
Advertisements

Një operacion i shpejtë i shërbimeve të komisariatit të policisë ka çuar në arrestimin e një personi me precedentë të rëndë kriminalë në qytetin e Vorës.

Në pranga ka rënë shtetasi Elton Andreica, 41 vjeç, i cili njihet në botën e krimit edhe me mbiemrin alternativ Muça.

Arrestimi i tij nuk ka qenë i lehtë. 41-vjeçari u pikas nga efektivët teksa po lëvizte me një armë zjarri pistoletë pa leje me vete.

Në momentin që policia ka ndërhyrë për ta bllokuar, Andreica ka bërë rezistencë të fortë fizike, duke kundërshtuar dhe sulmuar efektivët që ishin vënë në ndjekje të tij, përpara se të neutralizohej dhe të prangosej.

Pas prangosjes në flagrancë, forcat e rendit kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesën e të dyshuarit në Vorë.

Gjatë këtij kontrolli, përveç pistoletës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një jelek antiplumb.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime të forta se 41-vjeçari është i përfshirë në aktivitete të gjera të paligjshme.

Aktualisht, ai po hetohet intensivisht si pjesëtar i mundshëm i një rrjeti që merret me shitjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit në zonën e Tiranës dhe rrethinave.

Elton Andreica (Muça) është një emër mjaft i skeduar për organet e ligjit. Ai rezulton i dënuar më parë nga gjykatat shqiptare për veprat e rënda penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas të dhënave të policisë, kjo nuk është hera e parë që ai shfaq sjellje agresive ndaj uniformave të gjelbra, pasi edhe gjatë arrestimeve të tij të mëparshme ka kundërshtuar hapur dhe me dhunë forcat e policisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

spot_img

Latest articles

Related articles