Me 84 vota pro, Kuvendi miratoi ligjin që i jep guvernatorit të Bankës së Shqipërisë mbrojtje të posaçme. Ndërsa PD u largua nga Komisioni i Ligjeve pa kundërshtuar dispozitën, Berisha reagoi vetëm pas miratimit, përmes Facebook-ut.
Por nëse ligji ishte kaq i rrezikshëm, përse opozita nuk e kundërshtoi gjatë shqyrtimit parlamentar?
Heshtja në komisione nuk mbulohet me statuse në Facebook. Rama siguroi votat, Berisha bëri statusin. Njëri e kaloi ligjin, tjetri u kujtua ta kundërshtojë kur gjithçka kishte përfunduar.



