Evazioni fiskal i Bankers, Gjykata detyrim paraqitje për Leonidha Çobo

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme ka hequr masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Leonidha Çobon, ish CEO-s së Bankers Petroleum.

Sipas njoftimit të GJKKO, më 12 tetor Çobo kishte ankimuar masën e sigurisë.

Më 1 prill, Çobo u lirua nga qelia dhe u la në detyrim paraqitje si dhe iu ndalua dalja jashtë vendit. Masa e detyrimit të paraqitjes mbetet ende në fuqi.

Akuzat mbi të janë “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.

Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.

spot_img

Latest articles

Related articles