Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende pa një konfirmim zyrtar për shkakun dhe vendndodhjen e vatrës së zjarrit.
Shtëllunga gjigante tymi kanë pushtuar në orët e pasdites së vonë periferinë e Elbasanit, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjedisin dhe cilësinë e ajrit në këtë zonë.
Pas orës 17:00, sasi të mëdha tymi janë ngritur në lartësi të konsiderueshme, duke u përhapur në një hapësirë të gjerë dhe duke mbuluar pjesë të periferisë së qytetit. Pamjet e krijuara kanë ngritur shqetësimin e banorëve, veçanërisht në zonën e Bradasheshit, ku raportohet për një aromë të rëndë dhe mbytëse.



