Kuvendi ka nisur diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2027-të. Nga 1 janari të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e kanë cilësuar më herët këtë masë si një rritje të konsiderueshme për uniformat blu.
Pak ditë më parë, qeveria njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 2,500 eurosh për punonjësit e Policisë së Shtetit, në vlerësim të angazhimit të tyre gjatë situatave të vështira të krijuara nga protestat.



