Nisi me tensione seanca e sotme e Parlamentit. Opozita bllokoi foltoren. Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se plumbat e gomës i meritojnë deputetët socialistë dhe jo studentët. Kaq mjaftoi që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi të ndërpriste seancën.
Sali Berisha: Java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbaritë gjatë asnjë pushtimi. Në rrugët e Tiranës u thyen kocka, u çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu, janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka dhe çajnë kafka. E meritojnë këta gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, sepse këta…



