Disa orë pas transferimit në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se është vendosur në një ambient izolimi me tre vrasës serialë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Në një letër të shkruar nga qelia e burgut të Fierit, të bërë publike në rrjetet e tij sociale, Veliaj thekson se është pa ujë e drita, pa kujdes mjekësor dhe pa asnjë telefonatë me familjen dhe avokatin, ndërsa thekson se ka refuzuar ushqimin.
“Futja në izolim për 10 ditë. Pa ujë e pa dritare. Jo kujdes mjekësor. Refuzim i ushqimit. Asnjë arsye për transferimin, izolimin. Asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin. Siguria? Në të njëjtin korridor me 3 vrasës, me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj në letër



