Oligarkët e karburantit i vendosin gjobë makinave elektrike, firmos Rama

spot_img
Advertisements

Paketa Fiskale 2027:

Goditja për makinat elektrike dhe ato luksoze
Deri më sot, makinat elektrike promovoheshin si të përjashtuara nga detyrimet, por me formulën e re ato do të përballen me një taksë fikse vjetore prej 15,000 lekësh (dhe 1,000 lekë për motomjetet elektrike).

Ndërkohë, për automjetet luksoze, taksa e përvitshme shtesë pothuajse dyfishohet, duke u rritur nga 21,000 lekë që është aktualisht, në 40,000 lekë në vit.

Taksë edhe për Rimorkiot
Për të përfshirë të gjithë përdoruesit e rrugës në mirëmbajtjen e infrastrukturës, shteti ka vendosur taksa edhe për dhe mjetet mbartëse. Rimorkiot dhe Gjysmërimorkiot: Do të taksohen me 1 lek për çdo kilogram peshë (për ato deri në 50000 kg) dhe me një tarifë fikse prej 60,000 lekësh në vit për ato mbi 50,000 kg.

Efekti total
Sipas dokumentacionit zyrtar të Ministrisë së Financave, efekti total i këtij projektligji të ri për taksat kombëtare parashikohet të jetë minus 5 miliardë lekë (efekt negativ neto në buxhetin e shtetit).
Ky bilanc final llogaritet nga dy lëvizjet e mëdha:

  • Humbja nga karburanti (Minus 31.2 miliardë lekë): Heqja e taksës së qarkullimit prej 27 lekë/litër i heq buxhetit rreth 26 miliardë lekë nga vetë taksa dhe rreth 5.2 miliardë lekë nga TVSH-ja që aplikohej mbi të.
  • Fitimi nga taksat e reja të makinave (Plus 26.6 miliardë lekë): Ndryshimi i formulës vjetore, taksa për makinat elektrike, rimorkiot dhe dyfishimi i taksës për makinat luksoze parashikohet të sjellin rreth 33.8 miliardë lekë në vit, nga 7.2 miliardë që sillte skema e vjetër.

Diferenca mes humbjes nga nafta dhe fitimit nga mjetet krijon këtë deficit neto prej 5 miliardë lekësh, i cili do të kompensohet nga politikat e tjera të Paketës Fiskale (si rritja e normës së TVSH-së në 21% apo tatimi i dividentit në 15%)

spot_img

Latest articles

Related articles