Prokuroria e Tiranës nis hetimet për plagosjen në sy të Erion Vishkullit

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen në sy të Erion Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelën mjekësore që është hapur në spitalin e Traumës në Tiranë, ku 28-vjeçari u trajtua pas plagosjes.

Gjithashtu janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome në sy, protestuesin Erion Vishkulli.

Grupi i hetimit prokurori Ndini Tavani ka dërguar edhe një letërporosi në Itali, duke kërkuar nga autoritet spitalore ku është shtruar Erion Vishkulli, që t’i venë në dispozicion sferën e gomës që i ka mbetur në sy të riut.

spot_img

Latest articles

Related articles