Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL
Protestat, të nisura paqësisht dhe të fuqizuara akoma me tëpër me pjesmarrjen më të organizuar të studentëve, mbështetur edhe nga stafe akademike e mjeksore, kanë shprehur bindshëm mllëfin qytetar të grumblluar ndër vite, kankluduar ky me kërkesën e qartë, largimin e kryeministrit Rama dhe të qeverisë së tij.
Përballë këtyre protestave, pushteti ka zgjedhur dhunën policore, ka zgjedhur etiketimin, presionin dhe përpjekjet për diskreditim në vend të transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.
Protestat në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me pretendimet dhe etiketimet që mundohet të ju bëhet protestës dhe protestuesve, ndihmuar këto edhe nga rrjeti mediatik në mbështetje qeveritare.
Protestat në Shqipëri burojnë nga vetë realiteti shqiptar, nga pakënaqësia e akumuluar ndër vite dhe nga zhgënjimi i thellë i studentëve, rinisë dhe qytetarëve kundër kësaj qeverie që nuk mban asnjë premtim!
Janë mllëf qytetar kundër një sistemi politik qeverisës deri më sot që u ka mohuar përfaqësimin, drejtësinë dhe shpresën. Është mllëf i qartë që po kërkon të i jap fund tranzicionit të gjatë të 35 viteve pluralizëm.
Fillimisht, vetë mënyra se si erdhi demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri duke “luftuar” politikisht të djathtën e vërtetë tradicionale dhe dëmtimin e pronarëve të origjinës me mos kthimin e pronave të tyre bënë që në Shqipëri shumë gjëra në thelb të mos ndryshonin për nga regjimi i kaluar!
Më vonë, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe ndryshimet e mëvonshme në Kodin Zgjedhor, veçanërisht ato të vitit 2020 dhe arnimet e vitit 2024 kanë bërë prishjen e çdo ekuilibri të një shteti demokratik duke mundësuar përqendrimin e pushtetit politik e ekonomik dhe duke dobësuar përfaqësimin real e të drejtë të qytetarëve në vendimmarrje.
Ky model qeverisjeje i të bërit shtet ka krijuar kushtet e një pushteti autoritar, ku kryeministri i vendit nuk njeh kufij në ushtrimin e autoritetit të tij duke përqëndrua dhe kontrolluar rrethe vetes pushtetin legjeslativ, ekzekutiv dhe një pjesë të konsiderueshme të atij të drejtësisë dhe mediatik.
Pas 36 vitesh nga vendosja e pluralizmit politik, Shqipëria ende nuk ka arritur të konsolidojë standardet e një demokracie dhe pluralizmi funksional, ku zgjedhjet të jenë realisht të lira e të ndershme dhe qytetarët të kenë mundësi të barabarta për të zgjedhur e për t’u përfaqësuar.
Prandaj në Shqipëri kemi një qeveri më e korruptuara deri më sot, e lidhur kjo me segmente krimi që ka humbur besimin e qytetarëve të saj dhe ka bërë që vendi të zbrazet e shpopullohet.
Sot është momenti jo thjeshtë i një rotacioni politik qeverisës por i hapjes së një epoke të re se si duhet të funksionoj demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri, kjo në funksion të bërjes së SHTETIT TË SË DREJTËS.
Përballë kësaj gjendjeje, protesta studentore, e mbështetur nga rinia dhe qytetarët, përfaqëson një shpresë që nuk duhet shpërdoruar.
Ajo duhet mbështetur nga të gjithë ata që besojnë te demokracia, tek ligji tek shteti i së drejtës, që besojnë se Shqipëria bëhet dhe që e kërkojnë të ardhmen dhe zhvillimin këtu në Shqipëri.
Protesta duhet të vazhdojë, të zgjerohet dhe të thellojë kërkesat e saj, me vendosmëri, përgjegjësi dhe paqsisht.
Për ne, kërkesat duhet të jenë të qarta, konkrete dhe të panegociueshme në parimet e tyre.
Së pari: Kërkohe dorëheqje e KM Rama!
Pas kësaj, vendi duhet të hyjë në një proces të vërtetë ndryshimesh demokratike, fillimisht me këto objektiva;
- Ndryshime kushtetuese për një demokraci funksionale.
Parlamenti duhet të nisë procesin për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, me synimin për të rikthyer ekuilibrat institucionalë, për të kufizuar përqendrimin e pushtetit dhe për të zhbërë pasojat negative të ndryshimeve të vitit 2008 dhe çdo ligj tjetër të kundërshtuar nga ana e protestuesve. - Një Kod Zgjedhor që garanton pluralizëm të barabartë.
Të nisë menjëherë puna e grupit parlamentar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me ndryshimin e sistemit zgjedhor, në mënyrë që ligji zgjedhor të garantojë përfaqësim të drejtë, konkurrencë të barabartë dhe zgjedhje të lira e të ndershme!
3-Zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Brenda 1 viti të përgatitet çdo infrastrukturë ligjore, nëpërmjet një qeverie teknike, për një proces të rregullt zgjedhor mbi standarde demokratike, me garanci për zgjedhje të lira, të ndershme dhe konkurruese.
Kërkohet mbështetje, në të kundërt do t’i kemi bërë një të keqe të madhe vendit, familjes dhe demokracisë duke lënë në qetësi një sistem qeverisje politik dhe ekonomik të gatuar keqas për 35 vjet plualizëm.
Historia të gjykon për qëndrimet që mban në momentet kur vendi ka nevojë për ty!
ATDHEU MBI TË GJITHA🇦🇱



