Nga Ermal Xhelilaj
Prej rrëzimit të sistemit totalitar në vitet 90, Shqipëria ka përjetuar një numër problematikash, destabilizimesh, protestash, zgjedhjesh pjesërisht demokratike, aktesh korruptive apo dhe qeverish të papergjegjshme. Në një vend me histori të trazuar, tranzicioni politik, nga një sistem monist drejt një sistemi demokratik të konsoliduar, ndoshta edhe mund të karakterizohet nga probleme të tilla. Në Europën Lindore shumë prej vendeve ish-komuniste kanë pasur problematika të ngjashme pavaresisht se përmasat e kêtyre fenomeneve kanë qenë më minimaliste.
Gjithësesi, pas rreth katër dekadave të këtij tranzicionit politik në vend, kjo që po ndodh në Shqipëri aktualisht mund të konsiderohet e paprecedentë në sistemin ndërkombëtar dhe njëkohësisht e rrezikshme pêr vendin dhe rajonin. Protestat paqësore të muajve të fundit dhe ato legjitime të studentëve ishin tê pritshme e të parashikuara në Shqipëri kundër një sistemi të korruptuar të natyrës autokratike që ështê i lidhur me botën e krimit, por kapën të papërgatitur dhe në befasi organizmat integruese të BE-së.
Pavarësisht se shqiptarët e kanë pasur tê qartë e tê përjetuar gjatë këtyre mandateve tê partisë në pushtet nivelin skandaloz të korrupsionit, inkriminimit, propagandës, vjedhjes sê pronës, dhunimit të së drejtave të njeriut dhe shtetit tê së drejtês, si dhe bashkêpunimit me krimin e organizuar dhe manipulimit të proceseve zgjedhore nga ana e kastês në pushtet, një pikëpyetje ngelet nëse organizmat e BE-së kanë informacion të saktë apo të paktën dijeni për këto probleme të kësaj Qeverie.
Në këtê kontekst, protestat e studentëve, kërkesat e tyre legjitime, dhunimi i tê rinjve protestues si dhe arroganca, autoritarizmi e arbitrariteti i Qeverisë e përforcuan ndoshta dyshimin që komuniteti ndërkombêtar ka pasur prej kohësh: që kjo Qeveri jo vetëm po shkatërron sistemin e brishtë demokratik qê ka ekzistuar në Shqipëri dy dekadat e fundit por e ka shndërruar vendin në një burim destabilteti të rendit, ekonomisë dhe sistemit social. Akuzat serioze për krimin e organizuar, pastrimin e mjeteve financiare tê paligjshme, narkotrafikun dhe marrjen të pandehur të një numri tê madh pushtetarêsh tashmë mund të tregojnë rrezikun drejt një destabilizimi të mëtejshëm në vend. Akumulimi i të gjitha pushteteve nën diktatin e një individi në formën e një autokrati e ka përkeqësuar ndjeshëm ketë situatë.
Reagimi apo më mirë mos-reagimi i qartë i BE-së lidhur me protestat e studentëve me kërkesat e tyre të drejta e legjitime, si dhe me problemet e thella që karakterizon kjo Qeveri, ndoshta kanë të bëjnë me frikën e ndërkombêtareve pêr të ruajtur status quo e stabilokracisë që promovon qeverisja aktuale në rajon si dhe harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE-së, që kryeministri shqiptar trumpeton nëpër forumet ndêrkombëtare. Nga ana tjetër, parlamentarizmi në Shqipëri ka pësuar kolaps me një parti në pushtet që ka promovuar individë pa nivel, integritet dhe me probleme të tjera dhe procese të deformuara, duke diktuar me forcën arrogante të kartonave vendimet e saj arbitrare dhe antikushtetuese.
Por a mundet që nê emër të një stabilokracie që ofron kjo Qeveri, e cila po rrêshket gjithmonë e mê shumê drejt një regjimi përtej atij autokratik, BE ndoshta tê mbyllë sytë duke mos marrë nê konsideratë kërkesat e të drejtat legjitime qê pjesa dërrmuese e popullit shqiptar dhe e ardhmja e tij, rinia, po parashtrojnë!? A mundet që BE të mos reagojë kur shqiptarët po largohen masivisht nga vendi dhe që Shqipëria është konvertuar në vend ku skandalet korruptive, pastrimi i parave të paligjshme, arrestimi i qeveritarëve, lidhja e pushtetit me krimin dhe autoritarizmi janë kthyer në një normaliitet!?
Integrimi i Shqipêrisë në BE nuk duhet tê shihet si njê akt i veçuar stabilokracie hibride apo i unifikimit të politikës së jashtme nga një Qeveri që me problematikat e thella dhe dëmet që i ka shkaktuar sistemit demokratik dhe popullit shqiptar e ka drejtuar vendin në një humnerë antidemokratike, por si njê proçes integrues gjithëpërfshirês ku vlerat dhe standartet demokratike te BE-së që duhet të ketë zbatuar Qeveria si dhe të gjithe faktorët politik shqiptar dhe vete rinia duhet tê jetë pjesë e kêtij integrimi.
Precedenti i Hungarisë ku tolerimet që i bënë ndërkombêtarët Orbanit për shumë vite me radhë lidhur me instalimin e një sistemi autokratik dhe korrupsionit masiv e vështirësuan situatën e sigurisë në BE tregon shumë. Pikërisht ajo stabilokraci që BE shpresonte në rastin e Orban në dëm të demokracisë dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut iu kthye në një bumerang tê rrezikshëm gjatë viteve të fundit për sigurinë dhe stabilitetin në Europë.
Dua të jem i qartê, Shqipëria e ka vendin e saj në BE dhe patjetër duhet tê jetë pjesë e familjes së madhe integruese Europiane, sikurse êshtë privilegj të jesh anëtare e NATO-s. Por Shqipëria nuk duhet të integrohet në BE si pronë private e një inidividi në rolin e një autokrati apo në dëm të demokracisë e të drejtave themelore të njeriut, por si një sistem vlerash demokratike që vetë BE promovon, duke pêrfshirë gjithë spektrin politik, rininë vitale dhe gjithë popullin shqiptar, i cili êshtë ndër popujt më pro-BE në Europë.



