Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi u paraqit këtë të premte në ambientet e SPAK.
Haxhiademi është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, ndërsa pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje ajo është larguar nga ambientet e institucionit.
Burimet bëjnë me dije se SPAK ka administruar telefonin e Haxhiademit, nga ku kane dalë të dhëna dhe indicie për abuzime të ndryshme.



