Sapo vizitoi Shqipërinë, Trump e shkarkoi!

spot_img
Advertisements

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale.

Ai u shkarkua vetëm pak orë pasi Politico publikoi një artikull ku pasqyrohej përplasja disamujore mes tij dhe zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau, e zhvilluar përmes shkëmbimeve të email-eve.

Një zyrtar amerikan konfirmoi të enjten shkarkimin e Paolo Zampollit, duke deklaruar se “mandati i tij si i dërguar special është ndërprerë dhe ai nuk është më punonjës i qeverisë”.

I pyetur për të komentuar shkarkimin e tij, Zampolli u shpreh në një deklaratë: “T’i shërbeja presidentit Donald Trump dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi më i madh i jetës sime. I jam thellësisht mirënjohës presidentit Trump, sekretarit Rubio dhe gjithë ekipit”.

“Tani është koha për kapitullin e radhës, rikthimin te biznesi, krijimin e marrëdhënieve dhe përmbylljen e marrëveshjeve”, shtoi ai.

spot_img

Latest articles

Related articles