Hyn dita e katërt e revoltës, kaos në Tiranë

spot_img
Advertisements

Studentët dhe gjimnazistët hyjnë sot në ditën e katërt të protestave, pas një dite të shoqëruar me përplasje me Policinë, dëmtime të institucioneve dhe pronës publike e private, si dhe përhapje të tubimeve në disa qytete të vendit.

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërsa protestuesit kishin vendosur si afat orën 13:00 të së enjtes dhe paralajmëruan se, në rast refuzimi, do të marshonin drejt Presidencës për të kërkuar shpërndarjen e Parlamentit.

Sipas të dhënave të përditësuara për Tiranën, 47 persona janë arrestuar për shkatërrim prone, ndërsa 92 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë, gjatë protestës së 14 tetorit, Policia raportoi edhe për dëmtime të institucioneve shtetërore, bankave, bizneseve, bankomateve, kamerave, semaforëve dhe automjeteve, si dhe djegien e një automjeti policie.

spot_img

Latest articles

Related articles