Papa Luani XIV ka dënuar dënimin me vdekje, duke theksuar se cenon dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore. Deklarata e tij vjen në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dënimit me Vdekje, mes reagimeve për ekzekutimin me pushkatim të planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse cenon dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore. Interesi i përbashkët mund të mbrohet dhe drejtësia mund të vihet në vend pa iu drejtuar dënimit ekstrem”, shkroi Papa.
Ai theksoi gjithashtu se ekzistojnë sisteme efektive burgimi, të cilat garantojnë sigurinë e qytetarëve, duke u lënë njëkohësisht të dënuarve mundësinë për rehabilitim.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është njoftuar se ekzekutimi me pushkatim i Nidal Hasan, ish-majorit të ushtrisë amerikane, do të transmetohet drejtpërdrejt. Hasan u dënua me vdekje për sulmin e armatosur në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, në vitin 2009.
Ekzekutimi është planifikuar për më 3 dhjetor, ndërsa kundër tij kanë reaguar Kombet e Bashkuara, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe asaj Republikane në SHBA.



