Peshat e rënda të PS ulën poturet para Ramës, nga Braçe te Sina

spot_img
Advertisements

“Rebelët” me leje folën gjithë të enjten kundër reformës territoriale, studio më studio, me fytyrë të ngrysur dhe me rolin e të pakënaqurve të përhershëm.

Pastaj erdhi votimi.

Erion Braçe votoi si gjithë grupi dhe pas seancës njoftoi se do ta sqaronte votën një ditë më pas. A thua se ka ndonjë vlerë monologu grindavec i dikujt që nuk pati guximin të bënte asgjë kundër kryetarit të partisë pikërisht në momentin kur duhej ta bënte.

Sepse ky është modeli: ankohu sa të duash, bëj zhurmë sa të duash, mbaj fytyrën e të pakënaqurit sa të duash. Në fund, kur Rama numëron votat, nuk i duhen opinionet e tua. I duhet vetëm gishti yt mbi buton.

E njëjta histori me Elisa Spiropalin, kritikën e beftë të Facebook-ut, që sot përpiqet të shesë distancë nga pushteti sikur nuk ka qenë pjesë e tij deri dje.

Këta nuk janë opozitë. Janë opozita e rehatshme e regjimit. Opozita e rrjeteve sociale. Opozita që ankohet, por nuk rrezikon. Opozita që flet me zë të lartë vetëm kur e di se në fund do të votojë me kokën ulur.

spot_img

Latest articles

Related articles