Këlliçi zhgënjehet nga Spiropali dhe Braçe: Ju urrej, jeni nën thundrën e Ramës

spot_img
Advertisements

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas votimit në Kuvend të Reformës së re Administrativo-Territoriale, e cila vulosi shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi e ka cilësuar këtë vendimmarrje si “zyrtarisht shkretimin e 15 zonave e krahinave të vendit” dhe një akt të pastër të një regjimi që funksionon me forcën e kartonave kundër interesit të qytetarëve.

Sipas Këlliçit, ky hap i ndërmarrë nga mazhoranca e Edi Ramës do të nxisë një valë të re shpopullimi, duke u hequr banorëve të këtyre zonave të vetmen instancë që u ofronte shërbime dhe perspektivë.

Ai hodhi akuza të forta se pas kësaj reforme fshihet synimi për centralizimin e pronave, bregdetit dhe pyjeve për qëllime klienteliste dhe korruptive.

“Shkrirja e 15 bashkive me forcën e kartonave në Kuvend, është zyrtarisht shkretimi i 15 zonave e krahina të tjera të vendit. Pas mbylljes së bashkive, banorët e tyre do të nisin përpjekjet për t’u larguar, pasi Edi Rama u hoqi dhe të vetmen instancë që ofronte ndonjë shërbim, krijonte një impuls që i jepte pak energji e perspektivë këtyre njësive.”

Centralizim dhe akumulim i mëtejshëm i pushtetit në duart e Edi Ramës, të tokave, bregdetit, pyjeve e maleve për planet e tij klienteliste e korruptive ishte synimi i vërtetë i atij votimi në Parlament. Kjo nuk është reformë, aq më pak në shërbim të njerëzve, por është një plaçkitje tjetër që Kryeministri i bën vendit dhe qytetarëve.

Edi Rama me 85 kartonat e tij, është bërë sot edhe më i urryer. Ata që votuan për shkretimin e shpopullimin e 15 bashkive do të mbahen mend e do të kujtohen me turp. Sidomos ata që bënë sikur kritikuan dhe luajtën një teatër hipokrit, e në fund u rreshtuan si kartona të pavlerë nën thundrën e Edi Ramës.

spot_img

Latest articles

Related articles