Autorët e dyshuar të vrasjes së Mikel Rrokut, 55-vjeçarit shqiptar të gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në Torino, janë arrestuar.
Gruaja e viktimës, 45-vjeçe, dhe i dashuri i saj, 52-vjeç, u arrestuan nga policia italiane në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy të arrestuarit, sipas TGCom, janë shtetas italianë dhe dyshohet se janë autorë të vrasjes së Mikel Rrokut.
Shqiptari u gjet i vdekur, me dëmtime të rënda në kokë, më 6 korrik në shtëpinë e tij në Via Verolegno, në lagjen Lucento. Trupi u gjet në një gjendje të avancuar dekompozimi pasi fqinjët raportuan një erë të keqe



