Aktorët e Portokallisë janë si indianët e Wolt në Tiranë, shpërdajnë paketime të KM

spot_img
Advertisements

Satira është një armë shumë e fortë për të krijuar përceptim të caktuar për rivalët, kundërshtarët e deri tek armiqtë. Emisionet e ashtëquajtura të humorit janë skena të mëdha ku spektatorët ulin vigjilencën sepse qëllimi është dëfrimi.
George Lakoff, një psikolinguist i njohur, shpjegonte para disa kohësh fitoren e parë të Trump me faktin që mediat nuk e merrnin seriozisht figurën e tij duke e kategorizuar tek “entertainment” dhe jo tek “politics”. Kështu që njerëzit duke lexuar gjëra tek seksioni i “argëtimeve” e kishin të ulur barrierën mendore dhe gjërat, shakatë, epitetet e batutat e Trump kalonin tek njerëzit. Ndryshe do kish qenë nëse shkrimet do ishin tek seksioni Politics.
E njëjta skemë, por me format satirik, ndodh tek emisioni i vetëm i humorit në një Tv kombëtar ku skenaristët merren edhe me politikë, politikanë e përceptime për ngjarje si protesta e Flamingove. E paraqitën si një grup histerikësh që kishin dalë nga 5.
E kam thënë edhe më parë që KM shkruan skenare për “Portokallinë” dhe ndoshta shumë e kanë marrë me shaka. Ai ka tipizuar të gjithë kundërshtarët në satirë: tropojanin që flet për demokraci, liderin gjumash, veten si i gjati, etj. Sipas nevojës edhe qylafi. Aktorët nuk kanë asnjë faj. Janë si indianët e delivery të Wolt në Tiranë. Shpërndajnë paketime.

spot_img

Latest articles

Related articles