Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun Rinia, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sakrifikon historinë dhe hapësirat publike të Tiranës për interesat e besnikëve të tij.
Në një video të publikuar nga parku, Tabaku u shpreh se kjo hapësirë është konceptuar si park publik që në projektet e para urbanistike të qytetit dhe është trashëguar si e tillë për t’u shërbyer qytetarëve. Sipas saj, ndërtimi i paralajmëruar cenon një pjesë të historisë së kryeqytetit dhe një nga hapësirat e pakta që i kanë mbetur për të marrë frymë.
Zonat më të preferuara për të ndërtuar me firmë të Edi Ramës janë të shumëllojshme, sidomos në zonën e Farkës.



