Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur nga qelia që në mungesën e tij fizike, Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi të drejtojnë punët për Tiranën.
Rikthimi i tyre në postet që i kanë mbajtur dikur, shihet si një lëvizje e fortë dhe e konsoliduar në bashkinë më të madhe të vendit, e cila është shndërruar në shtëpinë e më shumë se 1 milionë shqiptarëve dhe kërkesat për shërbime, janë rritur.



