Policia njofton suksesin: Vumë 13 mijë gjoba në 7 ditë në Tiranë

spot_img
Advertisements

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit, duke evidentuar mijëra shkelje gjatë javës së fundit. Në total janë vendosur 13 522 masa administrative, ndërsa 32 persona janë proceduar penalisht dhe 48 automjete janë bllokuar.

Shkelja më e përhapur rezulton të jetë ndalimi dhe qëndrimi i parregullt, për të cilin janë vendosur 8 818 masa.

Në bilancin e Rrugores janë përfshirë edhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit. Për mungesë të kaskës mbrojtëse janë ndëshkuar 1 243 drejtues motomjetesh, ndërsa 602 drejtues janë gjobitur për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Gjithashtu, policia ka evidentuar 487 raste të përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 66 raste të kalimit të gabuar në karrexhatën e ngadalësimit dhe 26 drejtues që janë konstatuar nën efektin e alkoolit.

Krahas masave administrative, kontrollet kanë çuar në procedimin penal të 32 shtetasve, ndërsa 48 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas Policisë Rrugore, monitorimi është shtrirë edhe te transporti publik dhe automjetet që përdoren për transportin e nxënësve, me fokus te siguria e udhëtarëve dhe respektimi i rregullave të qarkullimit.

spot_img

Latest articles

Related articles