Biznesmeni tullac i verërave në studion e Adrian Hila, nga Maqedonia e Veriut!

spot_img
Advertisements

Policia ka identifikuar deri më tani shtatë artiste dhe bzinesmene, të cilat shfaqen në videot erotike të Ad Hilës dhe të disa miqve të tij. Sipas burimeve është identifikuar edhe personazhi pa flokë, i cili shfaqet në videon në studion muzikore të Ad Hilës.

Bëhet fjalë për biznesmenin D. H., i njohur si Dema Konjakut, por në rrethin e zonjave të artit dhe kulturës njihet edhe si Dema i Rrushit, për shkak të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verërave.

Policia nuk ka mundur të kontaktojë biznesmenin pasi nuk jeton në Shqipëri. Bizneset e tij përqëndrohen jashtë Shqipërisë, por Dema shfaqet shpesh në Tiranë, kryesisht për vizita erotike.

Ka dyshime se është pikërisht ky biznesmen, lidhje miqësore e Ad Hilës, i cili sponsorizon organizimin e orgjive në Tiranë, jo vetëm me këngëtare dhe aktore, por edhe me biznesmene, vejusha të pasura, oligarke, moderatore, modele dhe disa zonja politikane.

Madje, zonja, të cilën Ad Hila e godet lehtë me shkop nuk i përket botës së artit, por është një biznesmene që operon në fushën e organizimit dhe menaxhimit të eventeve të të ndryshme kulturore dhe artistike. Biznesmenia është lidhje e ngushtë e Ad Hilës. Madje, zonja dhe Hila kanë edhe biznese të përbashkëta të kamufluara, që menaxhohen nga i njëjti person i besuar.

Sipas burimeve, Dema i Rrushit dhe Ad Hila organizonin evente me natyrë erotike, kamufluar si aktivitete kulturore, me këngëtare, aktore, modele, blogere etj., evente që përfundonin më pas në orgji.

spot_img

Latest articles

Related articles