Nën një përzgjedhje të veçantë në ambientet e hotel Xheko Imperial, në ish-bllok, Ambasada Amerikane zhvilloi pritjen e mirëseardhjes të ambasadorit Eric Wendt.
Të ftuarit ishin rrerh 100 persona, mes tyre edhe Presidenti Republikës, Bajram Begaj, 2 prokurorë të SPAK dhe kreu i KLP , KLGJ.
Të ftuar nuk ishin vetëm politikanë nga të dyja krahët, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar, ministra, drejtues të organeve të drejtësisë, përfshirë nga fusha të tjera bashkë me ata të konsideruar si miq të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Siç edhe e paralajmëroi vetë disa ditë më parë, nuk kishte ftesë për këtë pritje kryetari i PD, Sali Berisha. Përveç tij mungonin edhe Edi Rama, Taulant Balla, Lulzim Basha.
Por në pritje nga PD ishin Belind Këlliçi, Gaz Bardhi dhe Bylykbashi.
Nga mediat ishin Erla Mëhilli e Euronews, Blendi Fevziu i TV Klan dhe Dhurata Çupi nga News 24.
Të ftuar ishin edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bashkë me Bledi Çuçin, kryetar i komisionit parlamentar për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen..
Me kalimin e minutave në takim vijojnë të vijnë figura të njohura të institucioneve publike. Të fundit që kanë mbërritur janë ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, ai i Drejtësisë, Toni Gogu dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Ka të ftuar edhe nga komunitetet fetare, ku para pak minutash ka ardhur Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi.



