Pas ndërhyrjes së qeverisë dhe largimit nga detyra të Altin Janit me firmë të kryeministrit Edi Rama, ushtaraku Ermal Jauri prej mbi 10 ditësh është në krye të AKSIK. Në këtë post ai vjen me një karrierë të ndërtuar në shërbim të sigurisë kombëtare, antiterrorizëm dhe mbikëqyrjes në radhët e policisë.
Ermal Jauri u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), duke marrë drejtimin e një prej institucioneve përgjegjëse për sigurinë e informacionit të klasifikuar në Shqipëri. Emërimi është bërë me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 710, datë 16 shtator 2026.
Jauri vjen në këtë detyrë me një karrierë të shtrirë në disa prej sektorëve të sigurisë dhe administratës publike, duke nisur nga Forcat e Armatosura, vijuar me angazhime në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe me përvojë në kontrollin dhe auditimin publik dhe mbikëqyrjen e strukturave ligjzbatuese.
Karrierën profesionale Jauri e nisi në vitin 2005 në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ku shërbeu si oficer karriere në detyra komanduese dhe shtabi. Një prej pikave më të rëndësishme të eksperiencës së tij është shërbimi krah partnerëve amerikanë në Bagdad, Irak, pranë Multinational Corps–Iraq, në kuadër të operacioneve të Koalicionit. Përvoja e drejtpërdrejtë në një mjedis ndërkombëtar sigurie përbën një nga elementët kryesorë të profilit të tij profesional.
Eksperiencë në antiterrorizëm
Pas përfundimit të shërbimit aktiv ushtarak, Jauri u angazhua në Ministrinë e Brendshme si Zëvendëskoordinator Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit.
Në këtë funksion, sipas profilit zyrtar të AKSIK, ai ka kontribuar në koordinimin dhe zbatimin e politikave kombëtare kundër radikalizimit dhe terrorizmit, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Profili i Jaurit nuk është kufizuar vetëm te struktura e sigurisë. Ai ka pasur angazhime edhe në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe në programe të Bankës Botërore, ku është përfshirë në çështje që lidhen me kontrollin dhe auditimin publik, llogaridhënien, mirëqeverisjen dhe integritetin institucional.
Para emërimit në krye të AKSIK, ai ka shërbyer si Drejtor Rajonal në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, me përgjegjësi në mbikëqyrjen e veprimtarisë së strukturave ligjzbatuese dhe në çështje të ligjshmërisë, llogaridhënies dhe standardeve profesionale.
Formim në siguri, NATO dhe inteligjencë
Jauri është diplomuar në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe ka marrë titullin Master i Shkencave në Siguri Kombëtare.
Formimi i tij akademik dhe profesional përfshin gjithashtu Programin e Studimeve të Avancuara të Sigurisë (PASS) pranë Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, një MBA në Londër, si dhe studime në Drejtësi në Universitetin e Tiranës.
Ai ka ndjekur gjithashtu programe të specializuara në Shkollën e NATO-s në Oberammergau, Gjermani, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fusha që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, lidershipin, zbulimin dhe inteligjencën.
Gjashtë medalje për shërbimin në Forcat e Armatosura
Një tjetër element i spikatur në karrierën e Jaurit janë vlerësimet e marra gjatë shërbimit ushtarak. Sipas profilit zyrtar, ai është vlerësuar me gjashtë medalje, krahas certifikatave të mirënjohjes dhe vlerësimeve profesionale nga institucione shqiptare e ndërkombëtare dhe përfaqësi diplomatike.
Me marrjen e drejtimit të AKSIK, Jauri sjell në këtë institucion një profil të ndërthurur mes eksperiencës ushtarake, sigurisë kombëtare, antiterrorizmit, mbikëqyrjes ligjzbatuese, auditimit publik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ndërsa në veprimet e tij të para ka qenë rikthimi i institucionit në shinat e ligjit, duke nisur me kontrollin rigoroz të aplikimeve, ndërprerjen e menjëhershme të çertifikatave të sigurisë për subjekte të cilat drejtësia ka vendosur të bllokohen.
Rasti më i fundit ishte ai i Shefes së SHISH, ku ASIK, drejtuar nga Jauri, veproi në më pak se 24 orë për të bllokuar aksesin e Hysenit në informacionet e klasifikuara, kjo bazuar dhe në ligjin për aksesin në të tilla informacione.