Lita: Vlora Hyseni është koka e një operacioni inteligjence, Gys Agasi pafuqi mendore

spot_img
Advertisements

Një analizë e thellë e fakteve dhe zhvillimeve të fundit ka nxjerrë në dritë një skenar tronditës lidhur me manovrat dhe skemat e shantazhit në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” , Analisti, Lavdrim Lita , theksoi se ndryshe nga sa është besuar deri më tani në opinionin publik, ku Ergys Agasi shihej si epiqendra e këtyre lëvizjeve, të dhënat sugjerojnë një strukturë shumë më të sofistikuar dhe të rrezikshme.

Lita u shpreh se koka e vërtetë e këtij operacioni të inteligjencës dyshohet të jetë Vlora Hyseni, e cila mendohet se ka vepruar me urdhër të drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama dhe qëllimi kryesor i këtij operacioni ka qenë kontrolli absolut i krimit të organizuar dhe grupeve kriminale në vend.

Për të arritur këtë, janë ngritur skema të ndryshme shantazhi dhe filmimi, duke vënë në shënjestër jo vetëm krerët e grupeve kriminale, por edhe biznesmenë, drejtues policie dhe zyrtarë të lartë të administratës.

“Siç e kam interpretuar unë kokën time duke mbledhur fakte të ndryshme edhe analogji edhe nga e kaluara, përkundër shumë kolegëve që thonë që Gys Agasi është epiqendra e të gjithë manovrave, unë mendoj të kundërtën.

Mendoj që Vlora Hyseni është koka e një operacioni inteligjence, me porosi të Kryeministrit Rama, për të kontrolluar krimin e organizuar në vend, grupet kriminale duke krijuar skema të ndryshme, shantazhi, filmimi, jo vetëm të grupeve, të këtyre krerëve, por edhe të biznesmenëve, të drejtorive, të policisë, të administratës e të tjera e të tjera.

spot_img

Latest articles

Related articles