Kryeministri Edi Rama është kthyer në Shqipëri pak pas orës 13:10 të kësaj të diele, teksa ndodhej prej afro një jave në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rama nuk I kishte lënë ende mjediset e aeroportit “Nënë Tereza”, kur në horizont u shfaq kreu I PD-së, Sali Berisha, I cili niset për disa takime punë në Evropë. Nuk dihet nëse dyshja do jenë shkëmbyer së bashku në ambientet VIP të aeroportit.



