Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.
Sipas të dhënave, mësohet se 43 vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.
43 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.



