30 vite, 4 drejtues të Shërbimit sekret janë proceduar penalisht, madje dënuar me burgim

spot_img
Advertisements

Drejtues të SHIK/SHISH në 30 vite nën procedim penal – një bilanc i pazakontë për një shërbim inteligjence

Në 30 vite, të paktën 4 drejtues të SHIK/SHISH Sherbimi Kombetar Inteligjent janë përballur me procedime penale, hetime ose masa sigurie.

🔴 IRAKLI KOÇOLLARI – Drejtuesi i parë i SHIK-ut (1991–1992)

Në mars 1996 u arrestua së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Vladimir Hysi, në çështjen e asgjësimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Nuk bëhej fjalë për dokumente të zakonshme administrative. Bëhej fjalë për dokumentacion të shërbimit sekret të regjimit komunist: materiale që lidhen me ndjekjen, survejimin dhe veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës. Raportimet e kohës flasin për dhjetëra mijëra dokumente të zhdukura.

Koçollari u dënua me 6 vite burg, ndërsa Vladimir Hysi me 18 muaj. Koçollari doli nga burgu në vitin 1997 (trazirat dhe amnistia).

Shkatërrimi i një pjese të këtij dokumentacioni nënkuptonte humbjen e burimeve të pazëvendësueshme për dokumentimin e historisë së Diktatures Komuniste, Sigurimit të Shtetit dhe të represionit komunist.

🔴 BASHKIM GAZIDEDE – Drejtues i SHIK-ut (1992–1997)

Në vitin 1998 ndaj tij u ngritën akuza shumë të rënda në lidhje me ngjarjet e vitit 1997, ndër to gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, si edhe akuza të tjera të lidhura me detyrën.

Më 21 gusht 1998, prokurori Aleksandër Goga nxori urdhër-arrestin ndaj Gazidedes. Më pas Prokuroria ndërmori hapat për ekstradimin e tij dhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Hetimi zgjati rreth pesë vjet dhe në korrik 2003 akuzat ndaj Gazidedes u pushuan. Këto akuza nuk u provuan në një proces gjyqësor penal me vendim fajësie ndaj Gazidedes dhe ai nuk pati dënim penal të formës së prerë për to.

🔴 FATOS KLOSI – Drejtues i SHISH-it (1997–2002)

Në nëntor 2002 u procedua për shpërdorim detyre, lidhur me administrimin e rreth 600 milionë lekëve dëm ekonomik të pretenduar.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria kërkoi dënimin me 1 milion lekë gjobë.

Gjykata e Tiranës, më 1 qershor 2004, e shpalli të pafajshëm.

🔴 VLORA HYSENI – Drejtuese e SHISH-it (nga 2023)

Në shtator 2026 ndaj saj u caktua masa “arrest në shtëpi” dhe u pezullua nga detyra.

Sipas akuzave të raportuara nga SPAK ( Njoftim), ajo dyshohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të të dhënave sekrete”, në një çështje që lidhet me ndihmën e dyshuar ndaj një individi shumë të kërkuar dhe me nxjerrjen e të dhënave sekrete.

Hetimi është në vazhdim dhe akuzat nuk përbëjnë vendim përfundimtar fajësie. Procedimi ndaj Hysenaj u njoftua kur ajo ishte ne detyre dhe ne perfaqesim te Vendit dhe Institucionit ne nje Konference te drejtuesve te larte te sherbimeve inteligjente.

🏴‍☠️🏴‍☠️ 4 drejtues te larte. 30 vite.

Nga asgjësimi i dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, te akuzat për krime kundër njerëzimit, shpërdorimi i detyrës dhe nxjerrja e të dhënave sekrete jo per sherbime te huaja.

Teksti me lart mbeshtetet ne Burime Mediatike te Medias se Shkruar dhe Arkiva Tv Klan. Nuk jane perfshire hetime dhe procedime ne nivel me te ulet drejtues se Kryetari dhe as akuza politike apo ceshtje ne hetime parlamentare ( Komisioni Ngjela).

nga Aranita Brahaj

spot_img

Latest articles

Related articles