5 kandidatë për 2 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Emrat

spot_img
Advertisements

Alban Toro, Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj janë lejuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të vazhdojë kandidimin për dy vende vakante si anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, datë 23 Shtator.

Po ashtu, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kanë vendosur që t’i ndalojnë kandidimin e mëtejshëm Brunilda Barës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ kushtetues i pavarur në Republikën e Shqipërisë që verifikon kushtet ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Aktualisht, në garë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese janë pesë kandidatë; Alban Toro, Arta Vorpsi Genci Gjonçaj, si dhe Jordan Daci dhe Naureda Llagami të cilët janë kualifikuar më herët në proces.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) do të vijojë procedurat për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve, sipas dispozitave ligjore të parashikuara për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese

spot_img

Latest articles

Related articles