Shqiptarët hëngrën djathë të importuar me baktere të rrezikshme. Kompania e shiti të gjithën pa letra

spot_img
Advertisements

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të martë se është gjetur prani e bakterit të “Listeri monocytogenes” në një produkt djathi brie të importuar nga Italia.

Sipas njoftimit, alarmi ka ardhur nga shteti i Irlandës i cili ka njoftuar përmes sistemit europian RASFF dhe bëhet fjalë për produktin “FORM. BRIE VAL DE SAONE 1 KG P.F.”, me lotet 00000BPBY2 / 00000BQBZ2 dhe datë skadence 13 shtator 2026.

AKU bën të ditur se në Shqipëri janë importuar 120 kilogramë të këtij produkti më 14 korrik 2026 nga “INITALY RISTO & GUSTO SH.P.K”. Gjatë kontrollit te subjekti nuk është gjetur më produkt në gjendje, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte shpërndarë dhe shitur te konsumatorët.

AKU konstatoi gjithashtu se subjekti importues nuk dispononte një sistem të plotë gjurmueshmërie dhe për këtë arsye ndaj tij është vendosur gjobë.

spot_img

Latest articles

Related articles