Deputete Çaushi takon Lefter Dajakun: I dënuar për dhunë në familje, kërkon besën

spot_img
Advertisements

Në kuadër të porosisë së kryeministrit Edi Rama për të dëgjuar hallet e qytetarëve, deputetët e mazhorancës kanë zbarkuar të gjithë në terren. Duket sikur flasin me njerëzit për të bërë sa më shumë postime në rrjetet sociale. Por a e dinë deputetët me kë takohen dhe cili është shqetësimi i tyre?

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushaj, ka postuar së fundmi në Instagram një foto përkrah Lefter T. Ky person rezulton i dënuar për dhunë në familje.

Dhuna në familjet shqiptare është një plagë e pashëruar e shoqërisë sonë. Ndërkohë, deputetët, sidomos gratë dhe vajzat, duhet të jenë ato që mbrojnë më shumë se kushdo tjetër të drejtat e grave në vend. Për këtë arsye, publikimi dhe promovimi i figurave të dënuara për dhunë në familje ngre pikëpyetje të forta/ newszone.al

spot_img

Latest articles

Related articles