Pekini ka konfirmuar se lideri kinez do të jetë në Washington nga 23 deri më 25 shtator, për të kthyer vizitën që presidenti amerikan zhvilloi në maj. Diplomacia kineze ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar një “stabilitet strategjik” dhe për të menaxhuar mosmarrëveshjet mes dy vendeve.
Por, përveç marrëdhënieve SHBA-Kinë, këtë herë vëmendje të veçantë kanë marrë edhe pyetjet dhe spekulimet për shëndetin e Xi Jinping, i cili në qershor mbushi 73 vjeç.
Pas një periudhe kur kishte reduktuar ndjeshëm udhëtimet jashtë vendit, Xi ka rifilluar një aktivitet të ngjeshur diplomatik. Ai ka vizituar Kirgistanin, Egjiptin dhe Indinë, duke u përpjekur të tregojë një Kinë aktive dhe të fortë në skenën ndërkombëtare, në një kohë kur administrata Trump po përballet me zhvillime të shumta në politikën e jashtme.



