SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Aktualisht Peto gjendet brenda në Prokurorinë e Posaçme, sepse i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave.
Peto po pyetet si deklaruese.
Sipas procedimit numër 100, bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese



