Biznesmeni Dritan Gremi ka reaguar lidhur lajmin që ka qarkulluar orët e fundit në media se ai dhe shoqëria “Gremi Wellness” janë marrë të pandehur në kuadër të një hetimi për tregtimin e botoksit në Tiranë.
Gremi sqaron të gjithë opinionin publik se si ka nisur e gjithë zanafilla, duke e vënë theksin te transaprenca që biznesi i tij ka ofruar për autoritetet.
Në vitin 2024, kohë kur nisi edhe një aksion për goditjen e klinikave që ofronin botox kontrabandë, Gremi Clinic Wellness ka hapur dyert duke vënë në dispozicion të funksionarëve të prokurorisë, gjithçka ata kërkuan për të ndihmuar hetimin e nisur në vitin 2022.
Klinika ka vënë në dispiozicion të autoriteteve të gjitha materialet e kërkuara.
E megjithatë stafi i klinikës, ne denoncimin e bërë nga Gremi në gusht të 2024-ës, tregon se u përball me arrogancën e një grupi të prokurorisë së Tiranës.
Por pasojat e këtij denoncimi erdhën më mbrapa. Gremi ka deklaruar hapur se në biznesin e tij nuk tregtohej botox, dhe kjo u vertetua edhe nga kontrolli i 1600 dosjeve.
E megjithatë ai sot përballet me akuzën “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, edhe pse në biznesin e tij nuk u gjet asnjë gram botox.
Ndërkohë ai sqaron se gjatë këtij aksioni në klinika të tjera janë gjetur dhe sekuestruar sasi botoksi, por persona të tjerë nuk janë dërguar për gjykim, ndaj me të drejtë pyet:
𝗖𝗶𝗹𝗶 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝘀𝗵𝗽𝗷𝗲𝗴𝗶𝗺𝗶 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸 𝗽ë𝗿 𝗸ë𝘁ë 𝗱𝗶𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰ë?
Nëse ekziston një shpjegim ligjor, jam i pari që dua ta dëgjoj.
𝗦𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁ë 𝘇𝗯𝗮𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗷ë𝘀𝗼𝗷 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵ë.
Biznesmeni, hedh dyshime se për çfarë arsye ky lajm është publikuar tani, pasi është publikuar vetëm pak ditë para seancës së parë gjyqësore, duke e bërë madje si fakt të provuar se biznesi i tij ishte i përfshirë në tregtimin e botoksit kontrabandë.
Reagimi i biznesmenit Dritan Gremi:
𝗗𝘆 𝗳𝗷𝗮𝗹ë 𝗽ë𝗿 𝗹𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗾𝗮𝗿𝗸𝘂𝗹𝗹𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗼𝘁 𝗻ë 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮.
E gjithë kjo histori nisi sepse nuk pranova t’i nënshtrohesha presionit të një OPGJ-je të Prokurorisë së Tiranës dhe një prokurori që e mbështeste, në kuadër të një hetimi për tregtimin e botoksit në Tiranë.
Pasi denoncova publikisht mënyrën se si, sipas meje, ishte vepruar ndaj meje dhe biznesit tim, ajo që pasoi më krijoi bindjen se po përballesha edhe me pasojat e faktit që kisha zgjedhur të mos heshtja.
𝗕𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗶 𝗶𝗺 𝗻𝘂𝗸 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘁𝗼𝗻𝘁𝗲 𝗯𝗼𝘁𝗼𝗸𝘀. 𝗔𝘀 𝗮𝘁ë𝗵𝗲𝗿ë, 𝗮𝘀 𝘀𝗼𝘁.
Gjatë kontrollit u thirrën rreth 10 efektivë të “Shqiponjave”, pasi OPGJ-të pretenduan se ishin ndier nën presion nga dy vajza të stafit tim.
U kërkua gjithashtu login-i dhe aksesi në databazën e klinikës. Sipas dokumentacionit që disponoj, kjo nuk ishte objekt i kontrollit dhe nuk kishte autorizim gjyqësor. Ligjshmërinë e këtij veprimi e kam kundërshtuar që atëherë.
U morën dhe u kontrolluan rreth 1,600 dosje pacientësh.
Dhe pas gjithë këtij kontrolli, sa botoks u gjet në biznesin tim?
𝗭𝗘𝗥𝗢. 𝗔𝘀 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷ë 𝗴𝗿𝗮𝗺.
Nga rreth 1,600 dosje u evidentuan 11 persona, kryesisht miq të mi, të trajtuar falas.
Kam deklaruar që në fillim se nuk jam marrë me blerjen, sigurimin apo tregtimin e botoksit, nuk kam ditur ku blihej, nga kush sigurohej apo sa kushtonte dhe 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮𝗺 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸 𝗻𝗴𝗮 𝗸ë𝘁𝗼 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗲.
Megjithatë, sot përballem edhe me akuzën sipas 𝗻𝗲𝗻𝗶𝘁 𝟭𝟳𝟴 𝘁ë 𝗞𝗼𝗱𝗶𝘁 𝗣𝗲𝗻𝗮𝗹 – “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Ligji parashikon tregtimin, tjetërsimin ose transportimin e mallrave 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝗰𝗶𝗹𝗮𝘁 𝗱𝗶𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗷𝗮𝗻ë 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝗯𝗮𝗻𝗱ë.
Prandaj pyetjet e mia juridike janë shumë konkrete:
𝗖𝗶𝗹𝗶 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗺𝗮𝗹𝗹𝗶 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝗯𝗮𝗻𝗱ë 𝗾ë 𝗽𝗿𝗲𝘁𝗲𝗻𝗱𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗸𝗮𝗺 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘁𝘂𝗮𝗿?
𝗞𝘂 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗴𝗷𝗲𝘁𝘂𝗿?
𝗖𝗶𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮 𝗾ë 𝘂𝗻ë 𝗲 𝗸𝗮𝗺 𝘁𝗿𝗲𝗴𝘁𝘂𝗮𝗿, 𝘁𝗷𝗲𝘁ë𝗿𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗮𝗽𝗼 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝘂𝗮𝗿?
𝗗𝗵𝗲 𝗰𝗶𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽𝗿𝗼𝘃𝗮 𝗾ë 𝘂𝗻ë 𝗲 𝗱𝗶𝗷𝗮 𝘀𝗲 𝗸𝘆 𝗺𝗮𝗹𝗹 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝗯𝗮𝗻𝗱ë?
Në biznesin tim, sipas akteve që disponoj, 𝗻𝘂𝗸 𝘂 𝗴𝗷𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝘂 𝘀𝗲𝗸𝘂𝗲𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮 𝗮𝘀𝗻𝗷ë 𝗴𝗿𝗮𝗺 𝗯𝗼𝘁𝗼𝗸𝘀.
Por ka edhe një pyetje tjetër që meriton përgjigje.
Nëse gjatë të njëjtit hetim, siç rezulton nga informacioni që disponoj, në subjekte të tjera janë gjetur dhe sekuestruar sasi botoksi, por persona të tjerë nuk janë dërguar për gjykim, ndërsa unë përballem me këtë akuzë edhe pse në biznesin tim nuk u gjet botoks, atëherë kam të drejtë të pyes:
𝗖𝗶𝗹𝗶 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝘀𝗵𝗽𝗷𝗲𝗴𝗶𝗺𝗶 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸 𝗽ë𝗿 𝗸ë𝘁ë 𝗱𝗶𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰ë?
Nëse ekziston një shpjegim ligjor, jam i pari që dua ta dëgjoj.
𝗦𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁ë 𝘇𝗯𝗮𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗷ë𝘀𝗼𝗷 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵ë.
Këtë histori nuk po e denoncoj sot sepse doli në media. 𝗘 𝗸𝗮𝗺 𝗱𝗲𝗻𝗼𝗻𝗰𝘂𝗮𝗿 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗾ë 𝗻ë 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺 dhe vazhdoj ta mbroj qëndrimin tim përmes rrugëve ligjore.
𝗣ë𝗿 𝗴𝗮𝘇𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝗻 𝗾ë 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗼𝗶 𝗹𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻: 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗼𝗷 𝘀𝗲 𝗸𝗲 𝗴𝗮𝗯𝘂𝗮𝗿.
Kjo çështje është e hapur që prej dhjetorit 2025. Nuk ka lindur sot, dje apo javën e kaluar. Megjithatë, ti zgjodhe ta publikosh vetëm pak ditë përpara seancës së parë gjyqësore, me një titull që e paraqiste “futjen e botoksit kontrabandë” sikur të ishte një fakt tashmë i provuar.
𝗡𝗷ë 𝗮𝗸𝘂𝘇ë 𝗻𝘂𝗸 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗳𝗮𝗷ë𝘀𝗶. 𝗙𝗮𝗷ë𝘀𝗶𝗻ë 𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀 𝗴𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮.
Për mua, koha e publikimit ngre një pyetje të ligjshme:
𝗣𝘀𝗲 𝗽𝗶𝗸ë𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘁𝗮𝗻𝗶?
Nuk e di nga ka ardhur informacioni dhe nuk dua të paragjykoj motivin. Por një gazetar kronike e di shumë mirë peshën që ka një akuzë penale dhe dëmin që mund të shkaktojë kur paraqitet publikisht si fakt i provuar përpara se të ketë folur gjykata.
Dhe po ta them edhe për një arsye tjetër: kur ti vetë ke pretenduar publikisht se ndaj teje është bërë padrejtësi, edhe pa të njohur personalisht, 𝗸𝗲 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿 𝘀𝗼𝗹𝗶𝗱𝗮𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝘁𝗶𝗺.
Prandaj besoj se figura e gazetarit duhet mbrojtur, por mbrohet mbi të gjitha me 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇ë𝗺, 𝘃𝗲𝗿𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗿𝗲𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁 𝗽ë𝗿 𝗽𝗿𝗲𝘇𝘂𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗮𝗳𝗮𝗷ë𝘀𝗶𝘀ë.
Pas sqarimit tim, 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮𝘁 𝗾ë 𝗲 𝗸𝗶𝘀𝗵𝗶𝗻 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿 𝗹𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗵𝗼𝗾ë𝗻 𝗮𝘁ë. I falënderoj publikisht drejtuesit e tyre për profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë.
Dhe dy fjalë për drejtësinë.
𝗝𝗮𝗺 𝗽𝗹𝗼𝘁ë𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗱𝗮𝗸𝗼𝗿𝗱 𝗾ë 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿ë𝘁, 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮𝗿ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗣𝗚𝗝-𝘁ë 𝘁ë 𝗸𝗲𝗻ë 𝗽𝗮𝗴𝗮 𝘁ë 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗶𝗻𝗷𝗶𝘁𝗼𝘇𝗲. Përgjegjësia që mbajnë është e jashtëzakonshme dhe profesionistët e ndershëm duhet të paguhen mirë dhe të kenë mbështetjen e shoqërisë.
Por paga, autoriteti dhe pushteti që jep ligji duhet të shoqërohen edhe me 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝘁ë 𝗹𝗮𝗿𝘁ë 𝗽ë𝗿 𝗺ë𝗻𝘆𝗿ë𝗻 𝘀𝗲 𝘀𝗶 𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝗮.
Nëse institucionet kompetente provojnë se dikush ka abuzuar me detyrën, ai nuk duhet të dëmtojë me sjelljen e tij figurën e qindra prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të drejtësisë që e bëjnë punën me ndershmëri.
𝗞𝗮𝗺 𝗿𝗲𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁 𝗺𝗮𝗸𝘀𝗶𝗺𝗮𝗹 𝗽ë𝗿 𝗻𝗷𝗲𝗿ë𝘇𝗶𝘁 𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë 𝗾ë 𝘇𝗯𝗮𝘁𝗼𝗷𝗻ë 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁. Por respekti për drejtësinë nuk do të thotë të heshtësh kur mendon se ndaj teje është vepruar padrejtësisht.
𝗨𝗻ë 𝗻𝘂𝗸 𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁𝗮 𝗮𝘁ë𝗵𝗲𝗿ë 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮𝗺 𝗻𝗱ë𝗿𝗺𝗲𝗻𝗱 𝘁ë 𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁 𝘀𝗼𝘁.



