Prangoset ish i Kadastrës dhe biznesmeni, dallavere të mëdha me pronat! Emrat

spot_img
Advertisements

Ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe Kastriot Hasko, pronar tokash në Palasë janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një çështje falsifikimi dokumentash pronësore në Seman.

Hasko dhe Shehu ishin nën hetim prej muajsh ndërsa urdhër arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme.

Fillimisht në disa media u raportua se u arrestua Kastriot Haskaj, pronari i linjës së kafes “Moncafe“, dhe i hotelit me të njëjtin emër në Tiranë, por në fakt në pranga ka rënë sipërmarrësi Kastriot Hasko.

Ky i fundit u bë i njohur së fundmi në media për një konflikt pronësor mbi një sipërfaqe prej rreth 37 hektarësh tokë në Palasë.

Ndërsa Ertis Shehu është ish-kreu i Kadastrës, ASHK.

spot_img

Latest articles

Related articles