I plagosur avokati i njohur, policia në kërkim të autorit

spot_img
Advertisements

Një 52-vjeçar, me profesion avokat, është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në lagjen nr. 1 të Durrësit.

I plagosuri është identifikuar si Elton Shllaku, avokat i njohur në Durrës i cili ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Policia dyshon se autor i plagosjes është 61-vjeçari Fatmir Ferhati, banues në lagjen nr. 1 të Durrësit. Sipas autoriteteve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për “motive të dobëta”.

Menjëherë pas të shtënave, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

spot_img

Latest articles

Related articles