Një grua është gjetur në gjendje të rëndë mbrëmjen e sotme përballë “Sofrës së Ariut”, në zonën e kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se qytetarja u gjet e shtrirë në tokë dhe është konstatuar nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar ambulancën. Po ashtu thuhet se ajo është nisur direkt për në QSUT për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Sakaq, bëhet me dije se qytetarja nuk kishte me vete mjete identifikimi apo sende personale përmes të cilave të mund të kontaktoheshin familjarët e saj. Ndaj bëhet thirrje që personat që mund të jenë në kërkim të familjares së tyre në Tiranë, të paraqiten në QSUT.



