Av. Altin Kaziaj: Ron Yeffet nuk ka lidhje me kompaninë “DEL CNG”, dëmtojnë imazhin tonë

spot_img
Advertisements

Në përgjigje të publikimeve mediatike, përfshirë dhe duke mos u limituar në transmetimet në Syri TV – “Çim Peka Live”, mbi një audiomaterial të zhvilluar në ambientet tona, shoqëria DEL-CNG SHPK, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e saj, gjejnën rastin, nëpërmjet këtij njoftimi zyrtar te informoj opinionin publik se:

Audiomateriali është marrë përmes një përgjimi të paautorizuar në ambientet private të Shoqërisë, duke përbërë ndërhyrje të padrejtë në jetën private apo sekretet tregtare. DEL-CNG SHPK, administratori, punonjësit e saj dhe bashkepunëtorët e shoqerisë, NUK kanë pasur dijeni dhe NUK kanë dhënë pëlqim për incizimin apo transmetimin, duke shkelur hapur Kushtetutën, Kodin Penal dhe Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Z. Ron Yeffet NUK është përfaqësues, punonjës, ortak apo administrator i DEL-CNG SHPK dhe nuk ka asnjë autorizim të veprojë apo marrë angazhime në emrin e shoqërisë.

Shoqëria nuk ka marrëdhënie biznesi me të dhe pran e tij në takim nuk përbën për shoqerinë miratim të qëndrimeve të tij.

Hedhim poshtë çdo aludim spekulativ për skema kriminale, përfitimi të paligjshme, apo marrje të paligjshme asetesh. Sqarojmë se përfaqësuesit tanë kanë këmbëngulur qartë se çdo propozim-procedurë, duhej të ndiqej ekskluzivisht në rrugë të ligjshme. Dëgjimi i një propozimi apo bërja e pyetjeve në një takim privat nuk përbën miratim apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Theksojmë se nuk ekziston asnjë masë me karakter urgjënt nga ana e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare si sekuestrim, marrje asetesh apo vendim gjyqësor ndaj nesh.

Publikimi i zërave, emrave dhe imazheve të punonjësve-bashkepunëtorëve tanë pa pëlqim, cenon, jeten private, sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Liria e medias respektohet, por ajo nuk autorizon përdorimin e përgjimeve të paligjshme apo nxjerrjen e bisedave jashtë kontekstit, duke sjëll një dëm në shumë drejtime.

Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të publikimit, anonimizimin e plotë të punonjësve dhe bashkepunëtorëve tanë dhe botimin e këtij qëndrimi të qartë në interest ë së

spot_img

Latest articles

Related articles