Drejtoresha çoi 500 mijë euro në Kazino, emërohet drejtuesi i ri Postës së Durrësit

spot_img
Advertisements

Pas skandalit të ndodhur në pikën e Postës Shqiptare në Durrës, ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj përfundoi prapa hekurave pasi akuzohet për vjedhjen e gati 700 milionë lekëve të qytetarëve, karrigen e saj e zuri durrsaku Alban Xhelili, një emër jo i panjohur në politikë e jo vetëm.

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në Durrës.

Ai pritet të prezantohet zyrtarisht para stafit në Durrës.

Ky emërim vjen në një moment delikat dhe plot sfida për këtë filial.

Marrja e postit të drejtorit të filialit nga ana e Xhelilit vjen pas një periudhe të trazuar për këtë institucion.

spot_img

Latest articles

Related articles