Rama: Kam udhëtuar 1.6 milionë km në Shqipëri, m’i ka matur bodigardi

spot_img
Advertisements

Gjatë podcastit të tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është një nga personat që e njeh më mirë vendin tonë, pasi për herë të parë ka zbuluar se ka udhëtuar 1.6 milionë kilometra në Shqipëri.

Rama tha se ai mban vendin e parë për njohjen e vendit dhe të problemeve të tij, apo të mënyrës sesi njerëzit i përjetojnë gjërat.

Sa i përket protestës, kreu i qeverisë u shpreh se është krenar për të, teksa nuk ka lënë pa thumbuar as rivalët e tij politikë, ku tha se ka përjetuar humbje jetësh të marra nga dritaret e godinës së Kryeministrisë.

Rama: Një truproje më thotë për punën e makinës, gjithë kjo periudhë ka shkuar 500 mijë km. Pastaj më sjell dokumentet dhe më thotë që nuk janë 500 mijë km në total.

I thashë: “Po unë sa kemi bërë në total?”. M’i solli të gjitha të rrugëtimit tim. 1.6 milionë kilometra të rrugëtimit tim në Shqipëri.

Të bësh 1.6 milionë kilometra nëpër Shqipëri si kryetar i opozitës dhe i qeverisë do të thotë që të kesh një njohje të thellë të Shqipërisë.

Pra, në këtë pikë, tek njohja e Shqipërisë dhe realitetit, njerëzit dhe çfarë ndjejnë, si i përjetojnë gjërat, unë nuk ia lë njeriut vendin e parë.

E para, jam krenar për ato pamje dhe për këtë protestë, sepse në atë bulevard kam qenë protestues. Në atë bulevard unë kam përjetuar humbje jetësh të marra nga dritaret e kësaj godine.

Dhe unë e di mirë se çfarë do të thotë protestë. Unë kam parë invalidët sesi janë marrë në krah dhe janë keqtrajtuar nga ana tjetër e godinës, kur iu afruan sportelit për të qarë hallin.

spot_img

Latest articles

Related articles