Emma Bonino, politikania radikale italiane që udhëhoqi fushatat për legalizimin e abortit dhe divorcit pavarësisht kundërshtimeve të Vatikanit, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Gjithmonë në vijën e parë për të drejtat e njeriut dhe civile, radikale, laike, feministe dhe luftëtare, ajo qëndroi në politikë për gjysmë shekulli.
Ajo ishte një nga politikanet e pakta të majta/radikale në Itali që mbështeti vendosmërisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë
Bonino vizitoi personalisht kampet e refugjatëve shqiptarë të Kosovës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut (në Shkup, maj 1999).
Nga terreni, ajo dha alarme të fuqishme për mediat botërore, duke e cilësuar krizën e qindra mijëra të zhvendosurve si një “bombë njerëzore” që rrezikonte të shpëthente.



