Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli sot edhe për një anëtar të opozitës që ka një afërsi me kryeministrin Edi Rama
Duke folur për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj tha bëhet fjalë për një deputete e PD në qarkun Tiranë që ka marrë pjesë edhe në mbrëmje poetike të organizuara nga kryeministri.
“Ore, i rroftë Belindit, Gazit, apo qoftë edhe Saliut që më ka rënë në qafë tërë jetën pa të drejtë, që bëjnë ato betejat. Se përtej ka anëtarë të opozitës që kanë bërë edhe mbrëmje poetike me kreun e organizatës. Edhe flasim me fjalë të zgjedhura dhe të buta tani kur flasim”,-tha Ahmetaj.



