Noka pret të dërguarin special të Trump

spot_img
Advertisements

PD ka zbardhur fokusin e diskutimeve me të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Sipas demokratëve, në takim u diskutua për situatën politike dhe institucionale në vend, korrupsionin, krimin e organizuar dhe atë që opozita e cilëson si “axhenda Soros”.

Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Përfaqësuesit e PD-së thanë se krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë krijuar një klimë të pafavorshme për investimet e huaja dhe kanë dëmtuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë në Shqipëri.Një tjetër çështje e diskutuar ishte ajo që demokratët e cilësojnë si “axhenda Soros”. Sipas PD-së, kjo axhendë ka ndikuar në zhvillimet politike dhe institucionale në vend dhe ka cenuar parimet e funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

spot_img

Latest articles

Related articles