Qëlloi në ajër me pistoletë manovër gjatë rrugës për në dasmë, por e pëson keq

spot_img
Advertisements

KAMËZ – Një 30-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një armë zjarri të llojit manovër gjatë një ceremonie martesore.

Ngjarja është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Kamëz, teksa shtetasi me inicialet F. K., 30 vjeç, po lëvizte në drejtim të zonës së Institutit. Sipas autoriteteve, ai ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë korteut të dasmës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë ndërhyrë duke sekuestruar armën e dyshuar manovër në cilësinë e provës materiale.

spot_img

Latest articles

Related articles