Policia Rrugore e Tiranës, me anë të një video-postimi në faqen zyratare të Policisë së Shtetit ka bërë më dije, se ka marrë rreth 4,998 masa për shkelje në sigurinë rrugore, duke mundësuar arrestimin e 32 personave dhe vendosjen e mbi 13 mijë gjobave në kuadër të kontrolleve të kryera në qytet kundër shkeljeve dhe parandalimit të aksidenteve.
Sipas policisë fokusi i i monitorimit kanë qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.



